Lajme
E rëndë në Pogradec: 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit, përfundon në spital
20 Mars, 2026 | 8:11 am

Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në qytetin e Pogradecit, ku një vajzë e mitur, rreth 10 vjeç, është sulmuar nga qeni i një fqinji në lagjen nr. 4, pranë zonës së njohur si “Goricë”.
Sipas të dhënave paraprake, në momentin e ngjarjes ndodheshin dy vajza të mitura në afërsi. Njëra prej tyre është sulmuar nga qeni, i cili i ka shkaktuar lëndime serioze, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme mjekësore.
E mitura është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku po merr trajtim nga stafi mjekësor.
Banorët e zonës pretendojnë se qeni ka qenë problematik prej kohësh dhe se kanë bërë disa ankesa më herët, por sipas tyre nuk janë marrë masa për të parandaluar një situatë të tillë.
Rasti është referuar nga autoritetet për procedim penal, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë.

















































