Showbiz
Akuzat për drogë në BB VIP Kosova, vjen reagimi i fortë i vajzës së Fjolla Morinës
6 Janar, 2026 | 2:34 am

Pas deklaratave të rënda që u hodhën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku ndaj Fjolla Morinës u ngritën akuza për përdorim të lëndëve narkotike, ka ardhur një reagim i fortë dhe emocional nga vajza e këngëtares.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo shprehet se ka mbetur pa fjalë nga situata e krijuar, duke theksuar se akuzat e bëra ndaj nënës së saj janë të papërgjegjshme dhe jashtë kontrollit. Ajo nënvizon se brenda shtëpisë së Big Brother-it janë thënë shumë gjëra, por sipas saj, gjithçka është menaxhuar mirë nga nëna e saj.
Reagimi i saj ndalet veçanërisht te pasojat që këto deklarata kanë jashtë lojës, duke theksuar se përtej Fjollës, janë fëmijët e saj ata që lëndohen nga akuza të tilla publike. “Ka gjëra që nuk prekin vetëm lojën, por edhe familjen,” lë të kuptohet ajo, duke kërkuar respekt dhe përgjegjësi në fjalë.














































