Lajme
E trishtë! Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas aksidentit me motorin me katër rrota
19 Korrik, 2026 | 9:01 am

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Zvërnecit, në afërsi të Porto Novës, ku ka humbur jetën në moshën 40-vjeçare gazetari, Enrik Mehmeti.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gjatë aksidentit, gazetari ka pësuar dëmtime të rënda në kraharor dhe organet jetësore, pasi është goditur nga pjesë të mjetit.
Menjëherë pas ngjarjes, 40-vjeçari u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Enrik Mehmeti ishte gazetar dhe prej vitesh raportonte ngjarjet nga qarku i Vlorës.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Ngushëllime familjes, të afërmve dhe kolegëve të Enrik Mehmetit për këtë humbje të parakohshme.



















































