Kryefjala Logo

“Aqua & Sapone”/ Selin Bollati shfaqet pa grim dhe pa filtra: “Ka ditë që më pëlqen shumë vetja kështu”

18 Korrik, 2026 | 7:46 pm

Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shfaqet natyrale, pa grim dhe pa filtra, ndërsa ka folur hapur për raportin me pamjen e saj.

“Aqua & Sapone, pa flokë të shtuar, pa ndërhyrje vetëm me shumë pak acid te mbetur në buzë që prej tre viteve që i kam bërë”, shkruan ajo.

Selin tregon se ka ditë kur ndihet shumë mirë me veten në këtë formë, edhe pse nuk mungojnë komentet apo pyetjet e njerëzve që mund ta vënë në siklet.

“Ka ditë që më pëlqen vetja shumë kështu, sidomos pa make-up, deri sa del dikush në rrugë e më pyet: ‘Sëmurë je?’”, shkruan ajo me humor.

DFE85E71 D266 49F2 91C2 C9269FBD6EFA D8FA7C27 7329 4217 9371 D671DAAFE470

Megjithatë, ajo pranon se ka edhe momente kur mendon të ndryshojë gjithçka në pamjen e saj, duke shtuar se nuk është e vetmja që përballet me mendime të tilla.

Me këtë postim, Selin ka treguar një anë më natyrale të saj, duke ndarë me ndjekësit edhe luhatjet që shumë njerëz përjetojnë në mënyrën se si e shohin veten.

Të ngjashme