Showbiz
Labinot Tahiri merr vendimin prekës për djalin e Shpat Kasapit: 150 euro nga çdo dasmë dhe mbrëmje për Roelin
20 Korrik, 2026 | 6:07 pm

Këngëtari Labinot Tahiri ka bërë një gjest solidariteti në kujtim të mikut dhe kolegut të tij, Shpat Kasapi, duke njoftuar se do të ndihmojë financiarisht djalin e artistit, Roelin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri ka treguar se Shpatin e kishte mik dhe koleg, ndërsa familjen e tij e ka ndihmuar edhe privatisht. Tashmë ai ka vendosur që këtë mbështetje ta vazhdojë në mënyrë të rregullt.
Sipas njoftimit të tij, duke nisur nga ky sezon dhe për aq kohë sa do të ketë mundësi të punojë, Labinot Tahiri do të ndajë nga 150 euro nga çdo dasmë apo mbrëmje muzikore ku do të performojë. Paratë, sipas tij, do të shkojnë për Roelin, për shëndetin dhe nevojat e tij të përditshme.
Këngëtari theksoi se të ardhurat do t’i dërgohen Selvisë, nënës së Roelit, e cila kujdeset për të. Ai gjithashtu u bëri thirrje kolegëve dhe miqve të Shpat Kasapit që, përveç kujtimeve dhe fjalëve të mira për artistin, të tregojnë solidaritet edhe përmes veprave konkrete dhe të ndihmojnë familjen e tij sa herë që kanë mundësi.
Tahiri përmendi gjithashtu disa artistë dhe persona që, sipas tij, kanë ofruar mbështetje për familjen dhe Roelin, mes tyre Ermal Fejzullahun, Pandorën dhe Burak Vehapin.
“Sa të jemi ne, nuk do të jeni vetëm”, është mesazhi që Labinot Tahiri i ka përcjellë familjes së Shpat Kasapit, duke e cilësuar këtë nismë si një mënyrë për të nderuar kujtimin e mikut të tij.











































