Showbiz
Si ra në dashuri me Gjestin në Big Brother? Rrëfehet Egli Tako
14 Korrik, 2026 | 10:28 pm

Egli Tako ka ndarë më shumë detaje rreth eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania, duke folur për ndikimin që pati izolimi në krijimin e marrëdhënieve mes banorëve. Ajo u ndal edhe te romanca me Gjestin, e cila lindi gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
E ftuar në podcast-in e Grida Dumës, këngëtarja u pyet nëse ishte e ndërgjegjshme për vëmendjen e madhe që mori nga publiku dhe për ndryshimet që solli ky format në jetën e saj.
Egli tha se përjetimi brenda shtëpisë është krejtësisht ndryshe nga ajo që shihet nga jashtë, pasi banorët shkëputen plotësisht nga rutina dhe realiteti i përditshëm.
“Kur hyn aty nuk e di nëse jeta jashtë vazhdon njësoj. Ti shkëputesh totalisht nga realiteti. Nuk jeton më në atë botë që ke lënë pas, por vetëm në atë hapësirë, me ata njerëz dhe ato situata që bëhen e gjithë bota jote”, u shpreh ajo.
Sipas Eglit, pikërisht izolimi bën që emocionet të përjetohen shumë më intensivisht, ndërsa lidhjet që krijohen mes banorëve marrin një dimension tjetër, pasi ata ndajnë çdo moment të ditës së bashku dhe nuk kanë asnjë kontakt me botën jashtë.
Deklarata e saj u interpretua edhe si një reflektim mbi historinë e dashurisë me Gjestin, e cila u kthye në një nga marrëdhëniet më të komentuara të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.
Megjithëse romanca e tyre tërhoqi vëmendje të madhe gjatë spektaklit, lidhja nuk zgjati shumë pas përfundimit të formatit dhe dyshja vendosën t’i japin fund marrëdhënies.











































