Showbiz
Alba braktis live nga prime të dashurin dhe kukullën Stitch
19 Dhjetor, 2025 | 11:51 pm

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Kosova u shënua nga një moment i fortë emocional, që nuk kaloi pa vëmendje nga publiku. Alba mori një vendim të papritur, duke i dhënë fund lidhjes së saj jashtë shtëpisë, drejtpërdrejt gjatë transmetimit live.
Ngjarja nisi si një dinamikë mes banorëve, kur grupi i drejtuar nga Toni vendosi të fshehë “Stitch-in” e Albës, lodrën e saj të preferuar që kishte një vlerë të veçantë emocionale. Për Albën, ky objekt simbolizonte lidhjen dhe kujtimet me partnerin e saj jashtë shtëpisë, ndaj veprimi u përjetua si një goditje e fortë emocionale.
E prekur dhe e zhgënjyer, Alba shpërtheu emocionalisht dhe vendosi të flasë hapur për marrëdhënien e saj. Ajo deklaroi se kishte dhënë shumë, por nuk kishte marrë të njëjtën mbështetje dhe përkushtim në këmbim, duke e konsideruar këtë si pikën e fundit.
“Për një muaj do e rrotulloja botën. Nuk kam pse të merrem me një njeri me fjalë boshe pa vepra. Mungesa e përkrahjes nga ai nuk meriton as një takim,” u shpreh ajo me tone të forta, mes zhgënjimit dhe revoltes.
Në rrëfimin e saj, Alba zbuloi se problemet në çift nuk kishin nisur brenda shtëpisë. Sipas saj, marrëdhënia kishte qenë e paqëndrueshme edhe para hyrjes në BBVK, duke e përshkruar situatën me shprehjen popullore:
“Kemi qenë para Bigut në situatën ‘hyp se të vrava, zbrit se të vrava’.”
Vendimi i saj pritet të ndikojë jo vetëm emocionalisht, por edhe në rrjedhën e lojës, duke e kthyer Albën në një nga personazhet më të komentuar të mbrëmjes.












































