Kryefjala Logo

Një kapitull i ri për Alvisa Qarrin, bëhet nënë dhe zbulon emrin e vogëlushes

18 Korrik, 2026 | 10:22 am

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Alvisa Qarri, është bërë nënë për herë të parë, duke përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës së saj.

Alvisa ka sjellë në jetë një vajzë, ndërsa lajmin e ëmbël e ka ndarë me ndjekësit përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale.

Krahas një fotografie të veçantë, ajo ka zbuluar edhe emrin e vogëlushes, Reina, duke treguar domethënien që ai ka për familjen.

“Nga sot, çdo rrugë na çon te ti. Mirë se erdhe në shtëpi Reina. Emri yt do të thotë ‘Mbretëreshë’ dhe sot ti u bëre mbretëresha e familjes sonë”, ka shkruar Alvisa.

Ardhja në jetë e Reinës shënon një kapitull të ri për të, e cila tashmë po shijon emocionet e para të mëmësisë. Me postimin e saj, Alvisa ka ndarë me publikun lumturinë e madhe që vogëlushja ka sjellë në familjen e tyre.

Të ngjashme