Showbiz
Nuk duron më, ish-i i Klodian Mihajt reagon ashpër pas fotove të tij me Elijonën
14 Korrik, 2026 | 8:52 am

Pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 4, rrugët e Klodian Mihajt dhe Alice Masellit u ndanë. Lidhja e tyre mori fund menjëherë pasi Klodiani doli nga shtëpia, ndërsa më pas ai e bëri publike romancën me Elijonën, me të cilën krijoi një afërsi gjatë qëndrimit në reality show.
Sot, Klodiani dhe Elijona nuk e fshehin më marrëdhënien e tyre, duke ndarë shpesh momente së bashku në rrjetet sociale. Megjithatë, postimet e tyre duket se kanë sjellë pasoja edhe për Alice.
Ish-banorja ka treguar se vazhdimisht merr mesazhe dhe komente nga ndjekësit, të cilët i dërgojnë fotografi dhe video të Klodianit me partneren e tij të re.
E lodhur nga kjo situatë, Alice ka reaguar përmes një postimi në TikTok, ku u bëri thirrje ndjekësve të mos e përfshijnë më në zhvillimet që lidhen me ish-partnerin.
“Djema, sinqerisht jeni bërë të padurueshëm. Keni zero respekt. Shkoni dhe komentoni në TikTok-et e tyre, jo në të miat. Unë kam ecur përpara. Faleminderit”, shkroi ajo.
Me këtë reagim, Alice la të kuptohet se dëshiron ta lërë pas këtë kapitull të jetës së saj dhe të mos jetë më pjesë e diskutimeve për lidhjen e re të Klodianit.











































