Kryefjala Logo

Tragjike në Korçë/ Shkoi për vizitë te motra, 62-vjeçari rrëshqet në tualet dhe ndërron jetë

19 Korrik, 2026 | 9:12 am

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në banesën e motrës së tij.

Sipas informacioneve paraprake, 62-vjeçari me iniciale V. K., banues në Bilisht, kishte shkuar për vizitë te motra e tij në Korçë.

Dyshohet se gjatë qëndrimit në banesë ai ka rrëshqitur në tualet, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë.

Motra e tij ka njoftuar menjëherë ambulancën, ndërsa 62-vjeçari është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të marra.

Policia po vijon veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Të ngjashme