Showbiz
Olti Curri poston videon ku shihen banorët të shqetësuar për Kristin/ Tentoi të kapercejë murin rrethues të BB VIP Albania 5
3 Janar, 2026 | 9:33 pm

Një tjetër episod i dyshimtë po trazon sërish “Big Brother VIP Albania”, duke rikthyer në vëmendje një nga skandalet më të bujshme të një viti më parë. Pas rastit të Gjestit, i cili kishte kapërcyer murin rrethues të shtëpisë, tashmë pretendohet se i njëjti veprim është përsëritur nga një tjetër banor.
Sipas mesazheve të shpërndara në Instastory nga gazetari Olti Curri, këtë herë në qendër të dyshimeve është Kristi Lamaj. Ndjekës të shumtë kanë pretenduar se Kristi ka kaluar murin e shtëpisë, ndërsa theksojnë se produksioni nuk ka reaguar, duke shtuar edhe dyshime të tjera serioze: mikrofonët janë fikur dhe situata është mbajtur larg syrit të publikut.
Situata është bërë edhe më misterioze pas publikimit të një videoje nga Olti Curri, ku banorët shfaqen të shqetësuar pasi Kristi Lamaj tentoi të kapërcente murin rrethues.
Deri në këto momente, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo ngjarje do të sqarohet dhe diskutohet gjatë prime-it të sotëm në Big Brother VIP Albania.













































