Kryefjala Logo

Publiku i shihte si çift, Ludo tregon pse vendosi të largohej nga Benita

20 Korrik, 2026 | 7:13 pm

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Ludo, ka folur për raportin e tij me Benitën dhe afrimitetin që dyshja pati gjatë dhe pas eksperiencës në reality show.

I ftuar në emisionin “Prive”, Ludo pranoi se mes tyre kishte pasur një afrim, por me kalimin e kohës kishin kuptuar se kishin këndvështrime dhe vizione të ndryshme për jetën.

“Ajo është në gjeneracionin Z. Ajo i sheh gjërat ndryshe, unë i shoh gjërat ndryshe. Send të keq nuk ka pasur”, u shpreh ai.

Ludo tregoi gjithashtu se ishte ai që kishte marrë vendimin për t’u distancuar, duke e shkëputur raportin edhe në rrjetet sociale. Sipas tij, një nga arsyet ishte fakti se publiku kishte nisur t’i shihte dhe t’i komentonte si një çift, perceptim që atij nuk i kishte pëlqyer.

“U komentua shumë bashkë me një foto dhe u duk sikur ishim çift. Kjo nuk më pëlqeu”, deklaroi ish-banori.

Ai iu përgjigj edhe pretendimeve se mund ta kishte mashtruar Benitën gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e BBVK, duke i mohuar kategorikisht.

“Nuk e kam rrejtur. Brenda ka qenë lojë. As nuk i kam premtuar martesë, as kurrsesi nuk i kam premtuar”, tha Ludo.

Në fund, ai theksoi se raporti mes tyre duhet parë edhe në kontekstin e lojës brenda formatit televiziv, ku, sipas tij, secili prej banorëve kishte strategjinë dhe interesat e veta.

Të ngjashme