Lajme
Për pak sa nuk u kthye në tragjedi! Guri gjigant shkëputet nga mali dhe bie mbi makinën e turistëve në Theth
17 Korrik, 2026 | 1:10 pm

Një incident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor drejt Thethit, ku një grup turistësh i kanë shpëtuar për mrekulli një tragjedie.
Gjatë udhëtimit, një gur me përmasa të mëdha është shkëputur nga faqja e malit dhe ka rënë mbi automjetin me të cilin po lëviznin turistët.
Sipas të dhënave paraprake, guri fillimisht ka goditur çatinë e makinës dhe më pas, për shkak të forcës së goditjes, ka depërtuar në kabinë, duke përfunduar mes sediljes së shoferit dhe asaj të pasagjerit të parë.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë dëme të konsiderueshme në automjet, ndërsa fakti që asnjë nga personat që ndodheshin brenda nuk u lëndua konsiderohet një fat i jashtëzakonshëm.
Turistët kanë dalë të gjithë të padëmtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.


















































