Lajme
Publikuan video me hartën e ‘Shqipërisë Etnike’, arrestohen 4 shqiptarë në Serbi
25 Mars, 2026 | 8:49 am

Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet në Serbi, nën dyshimin për nxitje të urrejtjes dhe intolerancës me bazë kombëtare, racore dhe fetare.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë, e cila bën me dije se njëri prej të ndaluarve kishte publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqej i veshur me një bluzë me hartën e ashtuquajtur “Shqipëria e Madhe”, ndërsa udhëtonte me një automjet tip “Audi” së bashku me tre persona të tjerë.

Sipas autoriteteve serbe, gjatë videos janë përdorur edhe shprehje fyese ndaj shtetit serb, çka ka çuar në ndërhyrjen e policisë dhe ndalimin e tyre.
Të katër personat janë vendosur në paraburgim për një periudhë deri në 48 orë dhe pritet që më pas të dalin para Prokurorisë Publike në Beograd për procedurat e mëtejshme.


















































