Kryefjala Logo

Bajram mes rrënojave! Buzëqeshjet e fëmijëve në Gaza po prekin gjithë botën

20 Mars, 2026 | 6:54 pm

Sot në të gjithë botën festohet Fitër Bajrami, një nga ditët më të rëndësishme për besimtarët myslimanë. Mes urimeve dhe festimeve, një realitet ndryshe vjen nga Gaza, ku pavarësisht vështirësive të mëdha, fëmijët kanë gjetur arsye për të buzëqeshur.

Pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë tullumbace shumëngjyrëshe që zbresin nga qielli, ndërsa persona të veshur si personazhe të dashur për fëmijët përpiqen t’u rikthejnë atyre pak nga gëzimi i munguar.

Fëmijët, me flamurin në duar dhe me sytë plot dritë, brohorasin e vrapojnë për të kapur tullumbacet, duke harruar për një moment realitetin e ashpër që i rrethon prej vitesh.

Megjithatë, ndryshe nga pjesa tjetër e botës ku kjo ditë shoqërohet me paqe dhe festë, në Gaza njerëzit vazhdojnë të jetojnë mes pasigurie dhe përpjekjesh për mbijetesë, duke e kthyer këtë Bajram në një simbol shprese më shumë sesa feste.

Të ngjashme