Kryefjala Logo

“Hajde se sulmova mamanë”/ I riu në Vlorë telefonon policinë për 1 prill

2 Prill, 2026 | 8:53 am

Një situatë alarmi është regjistruar në zonën e Skelës në Vlorë, pranë hyrjes së Lungomares, pas një telefonate tronditëse drejtuar policisë.

Një i ri ka telefonuar policinë “Hajdeni se kam vrarë mamanë!”

Menjëherë pas këtij njoftimi, forca të shumta policie, përfshirë “Shqiponjat” dhe strukturat operacionale, janë nisur drejt vendit të dyshuar të ngjarjes.

Por, pas kontrolleve, nuk është konstatuar asnjë rast apo provë për një ngjarje të tillë. 

I riu që kishte bërë telefonatën kishte sajuar historinë si pjesë e një “shakaje” për 1 Prillin.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, duke ngritur shqetësime për përdorimin e shërbimeve emergjente për qëllime jo serioze dhe pasojat që mund të sjellin alarme të tilla të rreme.

Të ngjashme