Lajme
E rëndë në Vlorë/ Qeni ‘Pitbull’ kafshon në kokë 4-vjeçaren
7 Prill, 2026 | 2:21 pm

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, pasi një fëmijë vetëm 4 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi nga një qen i racës pitbull.
Sipas informacioneve paraprake, vogëlushja ishte duke ecur së bashku me gjyshërit e saj, kur në mënyrë të papritur është sulmuar në zonën e kokës nga kafsha. Momenti ka qenë tepër i rrezikshëm dhe ka shkaktuar panik te të pranishmit.
Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë e një djali të ri ka qenë vendimtare. Ai ka arritur të largojë qenin nga fëmija, duke shmangur pasoja edhe më të rënda.
Menjëherë pas ngjarjes, vajza është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku mësohet se ndodhet në sallën e operacionit nën kujdesin e mjekëve. Deri në këto momente, nuk ka ende një informacion zyrtar mbi gjendjen e saj shëndetësore.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të hedhin dritë mbi incidentin dhe të sqarojnë si ka ndodhur sulmi.


















































