Kryefjala Logo

Beauty Fair Albania rikthehet me edicionin e 8-të në Pallatin e Kongreseve, 3 ditë kushtuar të bukurës

6 Maj, 2026 | 3:15 pm

Ka disa evente që nuk janë thjesht data në kalendar, por përvoja që mbahen mend gjatë. I tillë është edhe “Beauty Fair Albania”, i cili këtë vit rikthehet për edicionin e tij të 8-të, në datat 8, 9 dhe 10 maj, në Pallatin e Kongreseve.

Beauty Fair Albania” është një pikë takimi për industrinë e bukurisë dhe shëndetit, ku prezantohen produkte kozmetike, aparatura estetike, shërbime mjekësore, estetike, farmaceutike dhe dentare, duke krijuar lidhje mes bizneseve dhe publikut.

IMG 0797
Një rol të rëndësishëm kanë kompanitë e huaja, që sjellin eksperiencë ndërkombëtare dhe teknologji moderne, duke e kthyer panairin në një urë mes tregut vendas dhe atij global.

Në të dy katet e Pallatit të Kongreseve, vizitorët do të gjejnë energji, prezantime, oferta, çmime të ulëta dhe dhurata të shumta.

Beauty Fair Albania” mbetet një përvojë që bashkon njerëz, ide dhe vizione.

Mos e humbisni eventin më të bukur në vend.

8, 9 dhe 10 maj në Pallatin e Kongreseve.

Ju mirëpresim!

IMG 0798

 

Të ngjashme