Lifestyle
9 maj 2026, horoskopi sjpas Paolo Fox
9 Maj, 2026 | 9:30 am

Dashi
Kjo është një ditë që kërkon qetësi dhe më pak nervozizëm. Kohët e fundit ke kaluar tensione apo përplasje që të kanë lodhur emocionalisht, por tashmë po afrohet momenti për të rikuperuar energjinë dhe për të parë më qartë disa situata. Në punë mund të lindë një debat apo një keqkuptim, ndaj kujdes me mënyrën si shprehesh. Në dashuri ke nevojë për më shumë mirëkuptim dhe jo për krenari.
Demi
Yjet janë në favorin tënd dhe po të japin mundësinë të marrësh konfirmime të rëndësishme. Puna dhe sakrificat e muajve të fundit më në fund po japin rezultat. Është moment i mirë për marrëveshje, projekte apo për të rifituar besimin në vete. Në dashuri situata duket më e qetë dhe dikush mund të të surprizojë pozitivisht.
Binjakët
Venusi në shenjën tënde sjell energji pozitive dhe dëshirë për të ndryshuar rutinën. Është një ditë e favorshme për kontakte të reja, takime dhe njohje interesante. Në punë mund të marrësh një propozim që nuk duhet ta nënvlerësosh. Në aspektin sentimental rikthehet dëshira për emocione të forta.
Gaforrja
Je në një fazë ku po mendon shumë për të ardhmen dhe për stabilitetin tënd emocional. Disa situata të së kaluarës ende të rëndojnë, por gradualisht po arrin të shkëputesh nga energjitë negative. Në dashuri kërkon më shumë siguri dhe ndjenja të sinqerta. Kujdes me lodhjen fizike dhe stresin.
Luani
Dita sjell energji dhe dëshirë për protagonizëm. Je gati të marrësh kontrollin e situatave që kanë mbetur pezull prej kohësh. Në punë mund të kesh një mundësi të rëndësishme për të treguar aftësitë e tua. Në dashuri duhet të shmangësh xhelozinë dhe debatet e kota.
Virgjëresha
Ke nevojë për stabilitet dhe qetësi. Kohët e fundit je ndjerë i lodhur nga ndryshimet apo pasiguritë, por tani po fillon të kuptosh më qartë çfarë dëshiron. Në punë mos merr vendime të nxituara. Në dashuri rikthehet dëshira për një raport më serioz dhe më të qëndrueshëm.
Peshorja
Po hyn në një periudhë më të favorshme për raportet personale. Është momenti i duhur për të sqaruar keqkuptime apo për të rikuperuar një marrëdhënie që është ftohur. Në punë kërkohet më shumë durim, por rezultatet nuk do të mungojnë. Financat kërkojnë kujdes.
Akrepi
Pas një periudhe të lodhshme, më në fund po rikthen forcën dhe besimin në vete. Ka ende çështje ekonomike apo burokratike për të zgjidhur, por situata duket në përmirësim. Në dashuri mund të ketë një rikthim apo një emocion të papritur. Mos u mbyll në vetvete.
Shigjetari
Kjo është një ditë e mirë për të bërë plane dhe për të menduar për verën që po afron. Ke nevojë për liri dhe aventura, por duhet të tregohesh më i kujdesshëm me premtimet që bën. Në dashuri mund të lindë një flirt interesant. Në punë vijnë lajme pozitive.
Bricjapi
Po kalon një periudhë reflektimi dhe tensioni të brendshëm. Ka njerëz që të sfidojnë apo situata që të lodhin më shumë seç duhet. Megjithatë, Dielli në favorin tënd të ndihmon të rikuperosh terren. Në dashuri duhet të tregohesh më i hapur emocionalisht.
Ujori
Qielli favorizon marrëdhëniet dhe kontaktet e reja. Është një moment interesant për të zgjeruar rrethin shoqëror apo për të nisur diçka të re në jetën personale. Në punë mund të vijnë ide të mira apo bashkëpunime të rëndësishme. Kujdes vetëm me impulsivitetin.
Peshqit
Marte në shenjën tënde të jep energji dhe dëshirë për të reaguar. Megjithatë, emocionalisht je më i ndjeshëm se zakonisht dhe mund të prekeh lehtë nga sjellja e të tjerëve. Në dashuri kërkon më shumë vëmendje dhe afeksion. Kujdes me lodhjen dhe ushqimin.















































