Kryefjala Logo

Tmerr në Itali! 47-vjeçari tenton t’i rrëmbejë vajzën 1 vjeçe nga duart nënës, i thyen këmbën

15 Shkurt, 2026 | 3:30 pm

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Bergamos në Itali, ku një moment i zakonshëm është kthyer në skenë paniku.

Një nënë po largohej nga supermarketi së bashku me vajzën e saj vetëm 1 vjeç e gjysmë, kur papritur një burrë iu afrua dhe tentoi t’ia rrëmbente të voglën nga duart.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin dramatik, ku 47-vjeçari e kap fëmijën nga këmba dhe e tërheq me forcë, ndërsa nëna lufton me çdo kusht për të mos e lëshuar.

Ngjarja zgjati vetëm pak sekonda, por mjaftoi që vogëlushja të pësonte dëmtime serioze. Ajo u dërgua menjëherë në spital, ku mjekët konfirmuan thyerje të kockës së kofshës (femurit).

Falë reagimit të shpejtë të personave që ndodheshin aty pranë, mes tyre një burrë me karrocë, klientë dhe rojet e sigurisë së supermarketit, autori u neutralizua në vendngjarje deri në mbërritjen e policisë.

47-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burg, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për tentativë rrëmbimi të rënduar dhe plagosje të rëndë.

Të ngjashme