Kryefjala Logo

Telefonata 7-orëshe dhe një puthje live, Brikena Selmani dhe Mateo Borri shuajnë zërat për ndarje

21 Korrik, 2026 | 8:42 am

Brikena Selmani pati mbrëmjen e së hënës të ftuarin më të veçantë në rubrikën e saj në emisionin “Top Arena”. Përballë saj u ul partneri, Mateo Borri, me të cilin ndau jo vetëm një intervistë plot humor, por edhe momente që konfirmuan se marrëdhënia e tyre po vazhdon më e fortë se kurrë.

Që në nisje të intervistës, Brikena nuk i kurseu fjalët e mira për partnerin e saj, duke e prezantuar me nota humori dhe dashurie.

Gjatë bisedës, një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte kur Brikena zbuloi se telefonatat e tyre zgjasin deri në shtatë orë, duke e pyetur Mateon se çfarë flasin për kaq gjatë.

Mateo tregoi se gjithçka nis me pyetje të zakonshme për ditën, por bisedat zgjasin natyrshëm deri në orët e para të mëngjesit.

“Fillojmë duke pyetur si kalove ditën, çfarë bëre, ku je. Pastaj një muhabet nxjerr tjetrin. Fillon biseda në orën 10 të darkës dhe vazhdon në 12, në 2 të natës, deri në 4 të mëngjesit. Na zë gjumi me telefonin ndezur dhe zgjohemi po me telefonin ndezur”, tha ai me buzëqeshje.

Moderatori zbuloi gjithashtu se puna e përbashkët në të njëjtin emision i ka afruar edhe më shumë, edhe pse pranoi se shpesh e ka mendjen te Brikena më shumë sesa te të ftuarit.

“Të jesh me partneren në një program të jep një ndjesi tjetër. Vijmë bashkë në punë, bëhemi gati bashkë dhe kjo është shumë e bukur. Problemi i vetëm është se kur jam në punë e kam mendjen më shumë te Brikena sesa te të ftuarit apo te sporti”, u shpreh Mateo.

Intervista u mbyll me një puthje në buzë mes çiftit, duke i dhënë fund edhe aludimeve të ditëve të fundit për një krisje në marrëdhënien e tyre. Me paraqitjen e përbashkët në “Top Arena”, Brikena Selmani dhe Mateo Borri treguan se romanca e tyre vijon të jetë e fortë dhe plot harmoni.

Të ngjashme