Lajme
Grabitet argjendaria në Kamëz në mes të ditës! Pamjet kur të armatosur dy autorët largohen me motor
16 Maj, 2026 | 4:06 pm

Dy persona të maskuar kanë grabitur mesditën e kësaj të shtune një argjendari në zonën e njohur si “Tre-katëshet” në Kamëz, duke shkaktuar panik tek qytetarët dhe punonjësit e biznesit.
Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë mbërritur në vendngjarje me motor dhe kanë qenë të pajisur me skafandra për të fshehur identitetin. Pasi kanë zbritur nga motomjeti, njëri prej tyre, i dyshuar se mbante armë zjarri, është futur brenda në argjendari duke kërcënuar punonjësen.
Nën kërcënimin e armës, grabitësit kanë marrë një sasi bizhuterish dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me motor. Në pamjet e publikuara në rrjet, dy autorët shihen teksa largohen nga argjendaria me bizhuteritë e grabitura dhe me armë në dorë.
Menjëherë pas ngjarjes, Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Kamzës, ndërsa efektivët po kryejnë kontrolle intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije:
“Me datë 16.05.2026, rreth orës 13:00, në Kamëz, dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O.L. dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.”
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e provave, analizimin e kamerave të sigurisë dhe dokumentimin e plotë të rastit.