Lajme
E trishtë në Shkodër/ 27-vjeçarja ndërron jetë pasi lindi binjaket
22 Prill, 2026 | 8:31 pm

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Shkodrës! Migena Salihi, vajza syshkruar plot ëndrra për jetën dhe me shumë dashuri për tokën, të bukurën, familjen, ndërroi jetë vetëm pak ditë pasi u bë nënë për herë të parë dhe pak orë pasi iu lut të gjithë shqiptarëve që t’i dhuronin gjak, për shkak të komplikacioneve shëndetësore.
Migena u bë nënë e dy vajzave binjakëve, por fati nuk qe në anën e saj pasi ajo ndërroi jetë tragjikisht pak ditë pas lindjes së tyre, duke mos iu gëzuar dot. Vetëm 4 vite më parë ajo ishte fejuar me Noelin, me të cilin ëndërruan dhe filluan të ndërtonin jetën sëbashku.
Ajo ishte diplomuar për mësuesi në Gjeografi, në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Teksa ushtronte profesionin e saj si mësuese Migena ishte e angazhuar edhe në kauzat mjedisore pranë shoqatës “Eko Mendje”.

Kujtojmë se menjëherë pasi solli në jetë binjakët, gjendja shëndetësore e Migenës u përkeqësua, duke e bërë të domosdoshëm sigurimin urgjent të gjakut të grupit 0 negativ. Pavarësisht faktit se thirrja për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, mobilizimit të dhjetëra qytetarëve të cilët iu përgjigjën apelit, si edhe përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetojë duke i lënë jetim dy bebushat e sapolindur.



















































