Kryefjala Logo

Tragjedi në festën e Botërorit! 13-vjeçari humb jetën mes festimeve pas shembjes së shatervanit

20 Korrik, 2026 | 1:26 pm

Atmosfera festive pas triumfit të Spanjës në finalen e Kupës së Botës është kthyer në tragjedi në qytetin Ciudad Rodrigo, në provincën e Salamanca-s, ku një 13-vjeçar humbi jetën pas një aksidenti gjatë festimeve.

Sipas mediave spanjolle, qindra tifozë ishin mbledhur pranë shatërvanit në rrethrrotullimin Glorietta del Arbol Gordo, kur pjesa e sipërme e strukturës u shemb papritur, duke zënë poshtë disa persona që ndodheshin aty.

Dy persona u dërguan për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore të Ciudad Rodrigo. Njëri prej tyre, një 13-vjeçar, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

Pas ngjarjes, autoritetet aktivizuan Ekipin e Ndërhyrjes Psikologjike për Fatkeqësi dhe Emergjenca për t’i ofruar mbështetje familjes së viktimës.

Në shenjë zie për ngjarjen e rëndë, Këshilli i Qytetit të Ciudad Rodrigo ka shpallur tre ditë zie.

Të ngjashme