Kryefjala Logo

Edi Rama mbështet reformën në Radio Televizionin Shqiptar. Njihet me rekomandimet e EBU-së dhe pret shefin e saj Noel Curran. E pranishme drejtoresha e RTSH Eni Vasili

5 Mars, 2026 | 8:59 pm

Drejtori i Përgjithshëm i Unionit Evropian të Transmetuesve Publikë (EBU), Noel Curran, zhvilloi një vizitë në Radio Televizionin Shqiptar, ku u prit nga Drejtoresha e Përgjithshme, Eni Vasili. Gjatë takimit, Curran u njoh nga afër me sfidat dhe situatën komplekse që po kalon media publike në vend.

Në kuadër të kësaj vizite, Drejtori i EBU-së, i shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme e RTSH-së, Eni Vasili dhe Drejtoresha e Marrëdhënieve me Jashtë, pati një takim edhe me Kryeministrin Edi Rama.

Kryeministrit iu prezantua dhe raporti 60 faqesh i përgatitur nga grupi i ekspertëve të EBU dedikuar RTSH. Pas njohjes me gjetjet e këtij raporti dhe planit të veprimit, Kryeministri shprehu mbështetjen e tij për nisjen e reformës institucionale të RTSH dhe për procesin e transformimit të transmetuesit publik në një institucion modern, të qëndrueshëm dhe në shërbim të publikut.

Gjatë vizitës në RTSH, Curran shprehu angazhimin e EBU-së për të ofruar mbështetje maksimale në procesin e transformimit të RTSH-së./ Source: RTSH https://share.google/GRTS7FqL0solAqwcb

Të ngjashme