Kryefjala Logo

Lufta mes SHBA dhe Iranit! Flakë dhe tym pranë Burj Khalifa-s, Dubai goditet nga një raketë balistike

28 Shkurt, 2026 | 7:45 pm

Dubait i janë rikthyer momentet e frikës, pasi disa shpërthime të fuqishme janë dëgjuar brenda pak minutash, duke ngritur alarmin për sigurinë në një nga qytetet më të rëndësishme të Gjirit.

Sipas dëshmitarëve okularë, katër deri në pesë shpërthime janë regjistruar brenda një intervali prej 15-20 minutash, ndërsa në disa zona është parë një shtresë e dendur tymi dhe flakësh.

Raportimet e para nga mediat e huaja tregojnë se incidenti ka ndodhur në zonën e Palm Jumeirah, shumë pranë simbolit të qytetit, Burj Khalifa. Një dëshmitar që ndodhej pranë kompleksit luksoz FIVE Palm Jumeirah ka rrëfyer se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe zona u mbulua menjëherë nga tymi.

Deri më tani, autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe nuk kanë dalë me një reagim zyrtar për natyrën e shpërthimeve apo për dëmet e mundshme.

img 4004

Ngjarja vjen në një moment tejet të tensionuar për Lindjen e Mesme. Vetëm gjatë ditës së sotme është raportuar për një përshkallëzim të madh të konfliktit mes Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Sulme ajrore dhe raketore janë raportuar në disa zona, ndërsa Irani ka kundërpërgjigjur me dronë dhe raketa ndaj objektivave ushtarake.

Nga Irani raportohen shpërthime të forta dhe viktima, përfshirë edhe një sulm tragjik në një shkollë për vajza në provincën Hormozgan, ku bilanci paraprak flet për dhjetëra të vdekur.

Kjo situatë ka rritur ndjeshëm frikën për një përhapje të konfliktit në të gjithë rajonin, ndërsa shpërthimet në Dubai shtojnë pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë edhe në vendet që deri më tani konsideroheshin të stabilizuara.

Çfarë është Palm Jumeirah?

Palm Jumeirah është një nga projektet më ikonike të Dubait dhe një nga ishujt artificialë më të famshëm në botë. I ndërtuar në formë palme mbi ujërat e Gjirit, ai përfaqëson luksin dhe zhvillimin ekstrem të Emirateve.

I rrethuar nga një digë mbrojtëse 11 kilometra e gjatë, ishulli strehon dhjetëra mijëra banorë, vila ekskluzive dhe hotele prestigjioze, duke u kthyer në një nga destinacionet më të kërkuara turistike në botë.

Të ngjashme