Kryefjala Logo

Ngjarje e rëndë në Itali: 20-vjeçari shqiptar konfliktohet me nënën në ditën e lindjes, kamerat e kapin duke u hedhur në det

22 Shkurt, 2026 | 11:32 am

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një 20-vjeçar dyshohet se ka dhunuar brutalisht nënën e tij gjatë darkës së ditëlindjes.

Pas këtij episodi të rëndë, i riu është larguar dhe më pas është zhdukur, ndërsa momentet e fundit të tij janë filmuar nga kamerat e sigurisë, ku ai shihet teksa hidhet në det në portin e Civitanovës.

Sipas mediave italiane, i riu, i identifikuar si Rikardo Merkuri, rezulton i zhdukur që prej pasdites së djeshme.

Menjëherë pas alarmit, kanë nisur kërkimet intensive, ku janë angazhuar zjarrfikësit me njësinë e zhytësve nga Teramo, Garda Bregdetare dhe karabinierët.

Autoritetet shpresojnë që 20-vjeçari të ketë arritur të dalë në një pikë tjetër të basenit portual dhe të jetë larguar në gjendje shoku, por ndërkohë nuk përjashtohet as skenari më i rëndë.

Të ngjashme