Kryefjala Logo

E rëndë në Angli: Nipi i këngëtares shqiptare vritet me thikë, në pranga dy vajza

17 Shkurt, 2026 | 2:53 pm

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën në rrethana tragjike pas një sulmi me thikë.

Sipas raportimeve të mediave britanike, përfshirë BBC, viktima është identifikuar si Lorik Abazi, 22 vjeç, i cili u qëllua me thikë ditën e diel në zonën e Croydon, në Londër.

Rasti ka marrë një tjetër dimension të fortë, pasi në lidhje me ngjarjen janë arrestuar tre persona, mes tyre edhe dy vajza 25-vjeçare, si dhe një djalë 28-vjeçar. Njëra prej vajzave është liruar më pas me kusht, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Po ashtu, autoritetet britanike kanë bërë me dije se disa të rinj të tjerë, rreth moshës 21 vjeç, janë gjetur me plagë të shkaktuara nga mjete prerëse dhe janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në një përleshje të dhunshme.

Lajmi bëhet edhe më i dhimbshëm pasi viktima, Lorik Abazi, është nipi i këngëtares shqiptare Ganimete Abazi, e njohur për publikun si Ganja.

Artistja ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke ndarë dhimbjen e madhe për humbjen e nipit të saj. Në një mesazh prekës në Instagram, ajo shkruan:

“Ahhh bre sa e vështirë me ta thënë lamtumirë, Loriku ynë. Jeta shpeshherë është e padrejtë dhe godet aty ku dhemb më së shumti. Pusho në paqe, nipi jem, shpirti jem. Ne do të jetojmë me dhimbjen për ty, me kujtimet dhe dashurinë që na dhe.”

IMG 2024

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta dhe dhimbje të thellë te familjarët dhe komuniteti shqiptar, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj vrasjeje të rëndë.

Të ngjashme