Kryefjala Logo

E mitura hidhet nga kati i tretë në Korçë, nëna bën deklaratën tronditëse

4 Tetor, 2025 | 6:27 pm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një adoleshente është hedhur nga kati i tretë i pallatit.

14-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Nëna e adoleshentes ka thënë jashtë kamerave, se aryesja e veprimit të së bijës ëhstë se bullizohej nga shoqet.

“Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi mos të më bezdisin vajzat time. Sot prapë i vajti çupës time ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak dhe mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që “mamin ta morën në polici, jeni fshatarë”. Merrni masa se nuk më lenë rehat”, ka deklaruar nëna e 14-vjeçares.

Njoftimi i policise

Rreth orës 15:20, në lagjen nr. 14, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, një shtetase e mitur, rreth 14 vjeçe, e cila aktualisht po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Të ngjashme