Showbiz
Efi Dhedhes bën reflektimin e ndjerë: “A ka njeri si unë?”
22 Korrik, 2026 | 12:27 pm

Efi Dhedhes ka ndarë me ndjekësit një reflektim personal, duke treguar një anë më të ndjeshme të saj. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka folur për mënyrën intensive me të cilën përjeton emocionet, dashurinë dhe gjithçka që e rrethon.
Krahas një fotografie buzë detit, Efi e përshkruan veten si një person që përjeton fort çdo emocion dhe që gjen kënaqësi te natyra, lulet, deti dhe gjërat e vogla të jetës.
“A ka njeri si unë?”, është pyetja me të cilën ajo nis dhe përfundon mesazhin, ndërsa rrëfen se brenda vetes mban një “uragan emocionesh” dhe se asnjë ndjesi nuk kalon pa e prekur thellë.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” ndalet edhe te momentet më të vështira, duke pranuar se pavarësisht dëshirës për ta dashur jetën me gjithë shpirt, ka edhe ditë kur gjithçka bëhet më e rëndë.
Në reflektimin e saj, Efi shkruan gjithashtu për rëndësinë e të mësuarit për të lënë pas gjërat që nuk na shërbejnë më. Sipas saj, ky proces nuk është gjithmonë i lehtë dhe shpesh kërkon kohë.
Në fund, ajo kujton se të gjithë po e jetojmë jetën për herë të parë dhe se askush nuk na ka mësuar saktësisht se si duhet përballuar çdo situatë. Pavarësisht vështirësive, sipas saj, secili përpiqet të bëjë më të mirën që di.












































