Showbiz
Gjesti rikthehet pas një muaji pushim: “Kam diçka për ju”
22 Korrik, 2026 | 12:23 pm

Këngëtari Gjesti ka ngjallur kureshtjen e fansave me një postim të fundit në rrjetet sociale, duke paralajmëruar se shumë shpejt mund të vijë me një projekt të ri muzikor.
Artisti ka publikuar një fotografi ku shfaqet duke pushuar, ndërsa ka treguar se gjatë muajit të fundit ka zgjedhur të shkëputet nga angazhimet dhe t’i kushtojë më shumë kohë vetes.
“Jeta ime që një muaj kështu ka qenë. Më është dashur një pushim që ta lëshoj komplet n’ler. E di që jeni tu e prit një bombë prej meje në këtë verë. Po keni durim edhe pak se kam diçka për ju. Besoj Besartit”, ka shkruar Gjesti.

Deklarata ka mjaftuar për të ndezur pritshmëritë e ndjekësve, të cilët kanë nisur të hamendësojnë se çfarë po përgatit këngëtari për pjesën e mbetur të verës. Për momentin, ai ka zgjedhur të mos zbulojë detaje, duke e lënë projektin e ri të mbuluar me mister.
Gjesti vjen pas albumit “SiR”, të publikuar në muajin maj në bashkëpunim me DJ Gimbo. Këngët e këtij projekti regjistruan miliona klikime dhe patën një pritje të madhe nga publiku.
Tashmë të gjithë sytë janë te lëvizja e radhës e artistit, i cili premton se pritjes së fansave shumë shpejt do t’i vijë fundi.











































