Lajme
Vrau ish-të dashurën dhe partnerin e saj në 1998, Charles Thompson i ekzekutuari i parë në Teksas për 2026
29 Janar, 2026 | 8:40 am

Charles Victor Thompson, 55 vjeç u bë i burgosuri i parë i dënuar me vdekje që u ekzekutua në Teksas për vitin 2026.
Thompson, i cili mori dënimin me vdekje për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj në vitin 1998, iu dha një injeksion vdekjeprurës në burgun e Huntsville.
Krimi ndodhi më 1 maj 1998, kur Thompson shkoi në shtëpinë e 39-vjeçares Denise Hayslip një ditë pasi ata ishin grindur. Atje, Thompson fillimisht qëlloi disa herë 39-vjeçarin Darren Keith Kane dhe më pas e drejtoi armën nga Hayslip, të cilën e qëlloi në gojë.
Dënimi me vjekje për të u dha në prill 1999 por një vit më vonë në 2001, Gjykata e Apelit e rrëzoi dënimin pasi vendosi që Zyra e Prokurorit të Qarkut Harris kishte përdorur në mënyrë jokushtetuese një hetues të fshehtë për të mbledhur prova për gjyqin.
Megjithatë, rigjykimi rezultoi në dënimin e Thompson me vdekje në vitin 2005, pas një tentative arratisjesje nga burgu duke përdorur rroba të vjedhura dhe dokument identifikimi të rremë, ai u kap pas një ndjejjeje 3 ditore, jashtë një dyqani pijesh alkoolike në Luziana.
Harta e ekzekutimeve në SHBA
Në total, në Shtetet e Bashkuara u kryen 47 ekzekutime në vitin 2025, nga rreth 20 në vit për afërsisht një dekadë. Ky ishte numri më i lartë i ekzekutimeve që nga 52 të regjistruara në vitin 2009.
Shumica e ekzekutimeve, 39 prej tyre, u kryen me injeksion vdekjeprurës. Pesë të tjera u kryen me asfiksim nga thithja e azotit, një metodë e përdorur për herë të parë në botë në Alabama (jug) në vitin 2024 dhe e krahasuar nga ekspertët e OKB-së me një formë “torture”. Tre u kryen nga skuadrat e pushkatimit në Karolinën e Jugut; para këtij viti, metoda ishte përdorur në SHBA që nga viti 2010.
Vetëm 11 shtete, kryesisht në Jug, ekzekutuan të burgosur në vitin 2025. Dënimi me vdekje është hequr në 23 nga 50 shtetet e SHBA-së.


















































