Politike
Video ku Sali Berisha numëronte të gjitha të zezat për politikanin që sot e mban afër vetes: “Të zbardhë rolin e tij në vrasjen e Elbasanit”
19 Mars, 2026 | 1:03 pm

“Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij”. Kështu i komentonte ne vitin 2022 Berisha deklaratat e Gazment Bardhit në Komisionin e Ligjeve ku pretendoi se socialistët pranojnë propozimet nga grupi i ish kryeministrit.
Ndër të tjera, Berisha thonte se Bardhi nuk duhet t’i thurë lavde SPAK, por të zbardhë rolin e tij në ngjarjen e Elbasanit ku u vra Pjerin Xhuvani.
Ne videon e vitit 2022 Berisha theksonte të gjitha të zezat për atë që sot e ka në krah të djathtë:
“Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij, unë e kuptoj luftën që bën për të shpëtuar shpirtin, por prapë është i pashpresë. Të zbardhë njëherë, të mos i thurë lavde SPAK-ut, të zbardhë rolin që ka pasur në vrasjen e Elbasanit, Bardhi dhe Balla janë përgjegjës politik për atë gjakderdhje që ndodhi.
Të shkojë dhe të japë sqarime”, deklaronte Sali Berisha.

















































