Kryefjala Logo

Video: Trump “xhindoset” me punëtorin dhe i drejton gishtin e mesit

14 Janar, 2026 | 1:24 pm

Trump është përfshirë në një “debat”  me një nga punëtorët e një fabrike të Ford në Detroit. Punëtori gjatë mometit që presidenti po kalonte aty, bërtiti duke thënë se Trump ishte një “mbrojtës i pedofilëve”, duke iu referuar rastit të Epstein.

Përgjigjja e presidentit Trump ishte e menjëhershme dhe brutale, pasi i ai tha “ik p*rdhu” (“fuck of”) dhe i drejtoi gishtin e mesit.

Një reagim u bë nga shtëpia e bardhë, ku Drejtori i komunikimit të administratës Steven Cheung tha se punëtori “po vepronte si i çmendur, duke hedhur fyerje në një shpërthim tërbimi” dhe se reagimi i Trump ishte “i përshtatshëm dhe i qartë”.

Të ngjashme