Lajme
Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura teksa po laheshin në det
19 Qershor, 2026 | 3:11 pm

Dy vajza të mitura janë mbytur në det. Dyshohet se vajzat janë të moshave 11 dhe 9 vjeç dhe të pashoqëruara.
Raportohet se trupat e pajetë të të miturave janë transportuar për në morgun e Lezhës.
“Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.


















































