Kryefjala Logo

Puthje romantike gjatë muajit të mjaltit, Dua Lipa dhe Callum Turner kapen në momente intime në Romë

19 Qershor, 2026 | 7:51 am

Një moment romantik mes Dua Lipas dhe bashkëshortit të saj Callum Turner është bërë viral në rrjet, teksa çifti u filmua duke u puthur dhe përqafuar pranë Fontana di Trevi, në zemër të Romës.

Të sapomartuarit po shijojnë muajin e mjaltit në Itali dhe, pas disa ditësh pushime buzë detit, kanë zgjedhur të vizitojnë edhe kryeqytetin italian.

Gjatë shëtitjes nëpër atraksionet turistike, ata nuk kaluan pa u vënë re, ndërsa kamerat kapën momente të tyre plot dashuri, me aktorin që dukej më i afërt dhe më i përfshirë në përkëdhelje.

Gjatë qëndrimit në Romë, çifti vendosi të darkojë në restorantin tradicional Trattoria da Danilo, ku edhe u fotografuan nga vetë pronari. Ky i fundit ndau një foto në rrjetet sociale, duke shkruar: “Diçka papritur magjike sonte… Dua Lipa darkoi me ne së bashku me bashkëshortin e saj, Turner”.

 

Të ngjashme