Showbiz
Loredana Brati merr mesazhin emocionues nga mamaja: “Si mbahen lotët në këto raste?”
17 Qershor, 2026 | 11:01 am

Një mesazh emocionues i publikuar nga ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Loredana Brati, ka prekur ndjekësit në rrjetet sociale. Në një bisedë private të ndarë në Instagram, mamaja e saj i ka kushtuar disa fjalë plot dashuri dhe mbështetje vajzës së saj.
Në mesazhin e publikuar, mamaja i shkruan:
“Tani je bërë e rritur; ke mësuar të jetosh në mënyrën tënde dhe të përballesh me të panjohurën me guximin tënd. Edhe pse nuk mund të jem pranë teje në çdo çast, dashuria ime të mbron si drita e yjeve…”
Ajo vijon duke e quajtur Loredanën “mendimin më të çmuar” dhe i uron që Zoti ta udhëheqë e ta mbrojë në çdo hap të jetës së saj.

Postimi ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët janë prekur nga fjalët e nënës së ish-banores së BBVA-së.











































