Juliana Nura në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

15 Qershor, 2026 | 4:26 pm

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, po jeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj.

Sipas raportimeve nga mediat në Kosovë, Juliana është në pritje të ëmbël përmes procesit IVF dhe së fundmi ka organizuar një ceremoni të vogël private për zbulimin e gjinisë së foshnjave.

Burime pranë saj bëjnë me dije se eventi është zhvilluar larg vëmendjes së publikut, vetëm në praninë e familjarëve dhe njerëzve më të afërt.

Po sipas këtyre burimeve, në këtë moment të veçantë është zbuluar se Juliana do të bëhet nënë e binjakëve, një vajze dhe një djali.

Festa thuhet se ka qenë e thjeshtë, por e mbushur me emocione, ndërsa deri më tani vetë Juliana nuk ka bërë një reagim publik lidhur me këto raportime.

Të ngjashme