Showbiz
Sara dhe Eriku sërish në qendër të vëmendjes! Pas lajmeve për ndarje, vjen lëvizja e papritur
18 Qershor, 2026 | 7:50 am

Nëse menduat se historia mes Sarës dhe Erikut kishte marrë fund përfundimisht, duket se gjërat nuk janë aq të thjeshta sa u dukën në publik.
Gjatë muajve të fundit marrëdhënia e tyre ka kaluar nëpër momente të vështira, me afrime dhe distancime, por pa një ndarje të prerë apo përfundimtare. Pikërisht kjo ka bërë që shpresat për një ribashkim të mos shuhen asnjëherë.
Së fundmi, një detaj në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Pasi më herët kishin hequr njëri-tjetrin nga Instagrami, veprim që u komentua gjerësisht në media dhe rrjete sociale, Sara dhe Eriku kanë nisur sërish ta ndjekin njëri-tjetrin.
Ky zhvillim është interpretuar nga shumëkush si një sinjal i qartë se marrëdhënia e tyre po merr një drejtim të ri. Mediat në Kosovë raportojnë se prej javësh dyshja ka rifilluar komunikimin dhe ka gjetur sërish gjuhën e përbashkët.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse Sara dhe Eriku do ta konfirmojnë publikisht këtë kapitull të ri, apo do të zgjedhin ta jetojnë larg vëmendjes së mediave.










































