Lajme
Peshkaqen 2 metra i gjatë kapet në Borsh, pamjet tërheqin vëmendjen e pushuesve
18 Qershor, 2026 | 10:51 am

Një peshkaqen me gjatësi afro 2 metra është kapur në brigjet e Borshit, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve dhe pushuesve që ndodheshin në zonë sipas Euronews Albania.
Sipas peshkatarëve lokalë, bëhet fjalë për një peshkaqen të tipit dhelper, me peshë rreth 35 kilogramë, i cili ka rënë në rrjetat e tyre gjatë peshkimit në detin Jon.
Pamjet e peshkut të madh janë përhapur me shpejtësi, ndërsa dhjetëra persona janë afruar në breg për ta parë nga afër dhe për të bërë fotografi me kapjen e pazakontë.
Peshkatarët tregojnë se kjo specie haset herë pas here në ujërat shqiptare, por kapja e ekzemplarëve me këto përmasa mbetet një ngjarje e rrallë. Ata shtojnë se deti Jon vazhdon të jetë një habitat i pasur për specie të ndryshme detare, duke rezervuar herë pas here surpriza të tilla për banorët e zonës dhe turistët.

















































