Showbiz
Dikur mikesha, Xheneta për Loredanën: Fallco!
18 Qershor, 2026 | 1:25 pm

Xheneta Fetahu ka folur së fundmi hapur dhe pa filtra për jetën private, karrierën e madje është ngacmuar edhe për disa personazhe.
E pyetur se kë e konsideron banoren më false në Big Brother, modelja nga Kosova nuk hezitoi të përgjigjet.
“Banorja më false në Big Brother sipas mendimit tënd?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga Mateo Borri.
“Loredana Brati”, u përgjigj shkurt Fetahu.
Manushi ka ndërhyrë duke thënë që nuk jam dakord, por Xheneta ka shtuar se ky është mendimi i saj.
Siç shihet ka një hatërmbetje të madhe me të për shkak të një raporti me Gjestin.
Loredana ishte akuzuar për një lidhje me fituesin e Big Brother 4, ndonëse e kishte mikeshë të ngushtë Xhenetën.











































