Kryefjala Logo

“Subway surfing” trendi që po vret të rinjtë në Amerikë, humb jetën 13 vjeçarja shqiptare

25 Tetor, 2025 | 6:20 am

Një ngjarje e rende ka tronditur komunitetin shqiptar ne Shtetet e Bashkuara: Ebba Morina, 13 vjeçe, me origjine shaiptare dhe banuese ne Manhattan, ka humbur jeten ne nje aksident tragjik me 4 tetor ne New York, teksa po kryente të ashtuquajturin “subway surfing” – ngjitjen ne pjesen e jashtme te trenave ne lêvizje.

Ebba dhe shoqja e saj, Zemfira Mukhtarov, 12 vjeçe, u ngjiten mbi një tren të linjës Brooklyn-bound J, duke kaluar mbi urën e Williamsburg-ut, ku besohet se u goditën nga një tra i ulët hekuri. Të dyja u gjetën pa shenja jete mbi trenin që ndaloi në stacionin Marcy Avenue/Broadway.

Viktima tjetër, Zemfira, ishte nga Brooklyn dhe e njohur në TikTok per videot e saj te rrezikshme, ku shpesh filmonte veten duke udhëtuar mbi trenat në lëvizje. Familja e saj hapi një GoFundMe, ku u mblodhën mbi 27 mijë dollarë për ceremoninë mortore.

Autoritetet e New York-ut kanë paralajmëruar prej vitesh për rrezikun ekstrem të “subway surfing”, një trend që eshtë perhapur shpejt mes te rinjve ne rrjete sociale. Vetëm këte vit, pesë persona kanë humbur jeten në perpjekje te tilla – një numër që pothuajse barazon totalin e vitit të kaluar.

Të ngjashme