Kryefjala Logo

Si shpetojne njerezit nga pagjumesia?

16 Tetor, 2020 | 10:14 pm

Keni probleme me gjumin? Nuk mund te flini naten ose beni gjume te lehte, me poshte keni disa keshilla te vlefshme per te gjithe ju qe vuani nga pagjumesia

1. Rekomandohet të shkoni në të njëjtën orë në shtrat për të krijuar oraret e reflekseve të rregullta të gjumit.
2. Nëse ju del gjumi natën mos u ngrini ose mos hapni televizorin, mos shikoni orën se sa është, por qëndroni në shtrat dhe përpiquni të flini (mund të numëroni ose të kryeni veprime matematike me mend derisa t’ju mundë gjumi).
3. Mos u shtrini për pushimin e drekës pas orës 15:00, dhe jo më shumë se tridhjetë minuta, maksimumi një orë.
4. Asnjëherë mos flini me barkun plot, hani darkë të paktën dy orë para se të shtriheni. Edhe shëtitjet para gjumit janë dobisjellëse. Një ushqyerje e shëndetshme është gjithmonë pozitive.
5. Marrja me aktivitete sportive ndihmon shumë në një gjumë të rehatshëm. Mjaft pozitive janë kur bëhen afër kohës së gjumit.

Të ngjashme