Kryefjala Logo

Shënohet viktima e parë nga përmbytjet në Durrës

8 Janar, 2026 | 12:40 pm

Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonënn e plepave në qytetin e Durrësit. Forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë identifikuar viktimën, me inicialet A. H., 54 vjeç.

“Pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit” bën me dije policia.

Sipas inormacioneve të fundit viktima rezulton të ishte punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh, dyshohet se ai kishte shkuar në zonë për verifikimin e situatës, në kuadër të detyrës së tij, si pasojë e problematikave të shkaktuarta nga reshjet. Gjatë kësaj kohe dyshohet se ai është marrë nga rrjedha e fortë e ujit duke humbur jetën.

Trupi i viktimës është transportuar drejt morgut të qytetit të Durrësit, ku do ti nënshtrohet ekspertizës-mjeko ligjore me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit , informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.

Të ngjashme