Kryefjala Logo

“Rruga e Kombit” pa pagesë në shenjë solidariteti me UÇK-në

17 Tetor, 2025 | 4:47 pm

Grupi Kastrati, Salillari dhe Albanian Highway Concession janë bashkuar sot me protestën kombëtare në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në shenjë solidariteti me këtë nismë, kompanitë kanë marrë vendimin që autostrada “Rruga e Kombit” të jetë pa pagesë për 24 orë.

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 09:00 e mëngjesit të sotëm deri nesër në të njëjtën orë, të gjithë udhëtarët që kalojnë në këtë aks strategjik nuk do të paguajnë tarifën e zakonshme të qarkullimit.

“Kjo nuk është thjesht një rrugë – është një urë zemrash midis shqiptarëve,” thuhet në postimin e publikuar nga Kastrati Albania në rrjetet sociale, shoqëruar me flamurin kombëtar shqiptar.
Ky veprim simbolik vjen në një moment ku shqiptarët në të gjitha trojet po shprehin mbështetjen për UÇK-në dhe ish-pjesëtarët e saj që po përballen me procese gjyqësore në Hagë. “Rruga e Kombit”, që lidh Shqipërinë me Kosovën, ka qenë gjithmonë një simbol i bashkimit kombëtar, dhe sot, më shumë se kurrë, kjo rrugë po kthehet në një shenjtëri solidariteti kombëtar.

19f3bed5 cc3f 4da0 85ba ce6eb1e50c9e

Të ngjashme