Kryefjala Logo

Pse i keni gjithmonë buzët tuaja të thata dhe të plasaritura?

31 Maj, 2026 | 9:10 am

Buzët e thata dhe të plasaritura janë një problem shumë i zakonshëm, por shpesh nuk lidhet vetëm me motin. Ka disa arsye të ndryshme që mund të ndikojnë në shëndetin e tyre dhe t’i bëjnë të duken të dehidratuara gjatë gjithë kohës.

Një nga shkaqet kryesore është mungesa e hidratimit. Kur nuk pihet mjaftueshëm ujë, trupi dehidratohet dhe buzët janë ndër zonat e para që e tregojnë këtë.

Gjithashtu, mot i ftohtë ose shumë i nxehtë mund të ndikojë direkt në tharjen e buzëve. Era, dielli dhe ajri i thatë i dëmtojnë shtresën mbrojtëse natyrale të tyre.

Një tjetër gabim i zakonshëm është lëpirja e buzëve me gjuhë. Edhe pse duket se i lag, në fakt pështyma i than më shpejt dhe i bën më të çara.

Mungesa e vitaminave, sidomos vitaminës B dhe hekurit, mund të jetë gjithashtu një arsye që buzët të jenë të çara dhe të irrituara.

Po ashtu, përdorimi i produkteve kozmetike të papërshtatshme ose me përbërës të ashpër mund të shkaktojë tharje dhe ndjeshmëri.

Ekspertët këshillojnë hidratim të rregullt, përdorim të balsamit të buzëve dhe shmangie të zakoneve që i dëmtojnë ato. Me kujdesin e duhur, buzët mund të rikthejnë butësinë dhe shëndetin e tyre natyral.

Të ngjashme