Kryefjala Logo

Monika Kryemadhi me doreza boksi në duar jep mesazhin ironik për drejtësinë

23 Tetor, 2025 | 6:49 pm

Sot ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas shtyrjes së seancës paraprake në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), këtë herë për shkak të bojkotit të avokatëve.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo i ka dërguar një mesazh avokatit të saj, Redi Llanaj, duke ironizuar vendimin e gjykatës dhe mënyrën se si, sipas saj, ligji interpretohet ndryshe sipas rasteve.

“Avokat Redi Llanaj, të përshëndes! Seanca ime gjyqësore u shty për më 28 tetor, ora 09:00. Gjykata deklaroi: ‘Vendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatëve nuk bazohet në ligj.’ Ironikja? Kur ju avokatët bojkotoni në mbrojtje të parimeve kushtetuese dhe të pavarësisë së profesionit, dhe në solidaritet me gjyqtarët, thuhet se bojkoti bazohet në ligj!”, shkruan Kryemadhi.

Ajo shton më tej se “ligji paska dy interpretime: një për ata që e zbatojnë, dhe një tjetër për ata që e interpretojnë sipas rastit”, duke e mbyllur me pyetjen:
“Kush e mbron ligjin, kur gjykata nuk e njeh?”

Postimi është shoqëruar me një foto ku Monika Kryemadhi shfaqet në palestër, me doreza boksi në duar një simbolikë e qartë për përballjen e saj me sistemin e drejtësisë, që sipas saj, po funksionon me “dy standarde”.

https://www.instagram.com/p/DQJvlO9gkOI/?igsh=MWd2dmtyMGVtbnlmaA==

Të ngjashme