Kryefjala Logo

E pabesueshme/ Njerëzit që bëjnë gabime dhe të ngathtët janë më të pëlqyerit, ja çfarë thotë shkenca

27 Mars, 2021 | 1:13 am

Të derdhësh një filxhan kafe në prehër, ose të rrëzohesh shkallëve po që është e turpshme, apo jo? Të gjithëve na ndodhë të bëjnë diçka të ngathët në publik dhe ndjehemi shumë të turpëruar, shkruan lajmi.net.

Zakonisht ky turp vjen sepse na shqetëson fakti se si do të na shohin personat e tjerë tani që na kanë parë të dukemi si idiotë.

Mirëpo në fakt kjo nuk është aspak çfarë ata mendojnë. Në fakt, këto gabime janë shumë njerëzore, dhe dot ë bëjnë njerëzit të iu pëlqejnë më shumë.

Pse, mund të mendoni. Epo shpjegimi i kësaj është efekti pratfall. Efekti pratfall vazhdon të jetë një nga teoritë më intriguese në fushën e shkencave sociale.

Në psikologjinë sociale, efekti pratfall është tendenca që një person të bëhet më atraktiv, ose më pak, për personat e tjerë, varësisht në aftësinë e personit për të performuar në fushat gjenerale.

Një person do të konsiderohet më i pëlqyeshëm nëse bënë një gabim, ndërsa një person normal mesatar do të konsiderohet më pak i pëlqyeshëm, shkruan lajmi.net.

Kur një person bën një gabim ose është i ngathët në atë mënyrë që i bënë të tjerët të qeshin, ata janë më të pëlqyeshëm sesa personat e tjerë që janë më inteligjent dhe të aftë.

Kur ju bëni gabime, ju dukeni më shumë njeri për të tjerët. Një person perfekt mundtë duket paksa kërcënues për të tjerët, kurse një person imperfekt është më i parrezikshëm dhe më i lehtë për tu pëlqyer sinqerisht.

Efekti pratfall ka 3 teori kryesore:

Nëse një person i suksesshëm bën një gabim të vogël, zakonisht do t’i bëjë ata shoqërisht më tërheqës.

Nëse një person konsiderohet mesatar dhe i zakonshëm, gabimet e tyre do të kenë një impakt negativ.

Efekti pratfall varet plotësisht nga konteksti, pra në çfarë situate çfarë gabimi bëni, dhe po ashtu varet shumë nga gjinia, njerëzit nuk reagojnë njëjtë në të njëjtën situatë për meshkuj dhe femra.

Si përfundim, është plotësisht e pranueshme që të bëni gabime, dhe kur i pranoni ato, njerëzit do të iu pëlqejnë edhe më shumë!/Lajmi.net/

Të ngjashme