Kryefjala Logo

Meritoni:”Mendoj për një martesë dhe bebush me Ilnisën jashtë”

20 Maj, 2024 | 9:10 am

Si të gjithë finalistët edhe Meritoni nuk i ka ‘shpëtuar’ intervistës me Elona Duron dhe Jonida Aliçkollin ku ka folur rreth vetes,eksperiencës dhe sigurisht..Ilnisën.

Ai shprehet se me largimin e Ilnisës nga gara, u lëndua shumë, duke bërë kështu fajtore Eglën për largimin e ish-banores.

Meriton: Para se të hyj këtu, më thoshte një shok do lidhesh, do lidhesh, i thoja po ik oreee, jo se nuk lidhem..

Si e fitoi Ilnisa dashurinë tënde?

Merioni: E dua për femrën që është, për nënën, për shpirtin, talentin dhe për dashurinë që më ka dhënë dhe i kam dhënë, thoja a ka mundësi njeri me u dashuru kaq shumë.
Me ikjen e Ilnisës u lëndova, ishte dhoma e bardhë një përjetim tjetër nga çifti në suitë, ishte Egla aty, për mua ishte një lojë e Eglës për me na fut atje dhe që njëri prej nesh të linte shtëpinë. Koha kur Ledioni mori zarfin dhe lexoi emrin e Ilnisës, unë u ula s’kisha dëshirën me u çu me u ngrit, me vazhdu. Mendoj për një beshush, fejesë, martesë jashtë.

Të ngjashme