Kryefjala Logo

Juli kunja Luizit?”Ai i ka propozuar Kiarës me një tekst timin”dhe Luizi ia kthen!

20 Maj, 2024 | 8:58 am

Një nga të intervistuarit për “Big Brother Live nga Shtëpia” mbrëmjen e djeshme ka qenë dhe Jul Deda, një prej 5 finalistëve të këtij edicioni.

Ai ka folur lidhur me eksperiencën brenda shtëpisë, planet që ka kur të dalë jashtë saj dhe në një moment të intervistës ka sjellë në vëmendje fituesin e edicionit të dytë të “BBV”, Luiz Ejllin.

Luizi i ka propozuar Kiarës me një tekst timin. “Moj Juliet… unë do ta djeg Shkodrën…”, është e imja ajo, kështu që…”- shprehet Juli.

A është kjo një ironi që Juli ka bërë për Luizin?

Sakaq një përgjigje vjen prej Luizit i cili shkruan: Teksti është i Sandër Ruçit po nejse…

F05F7EC7 6597 4270 9687 6170F443A112

Të ngjashme